Reagime për faturat e larta të rrymës

193

Komisioni Rregullator i Energjisë, i ka bërë thirrje EVN-së që të zgjidhë problemin me faturat e larta, që në këtë periudhë ua dorëzoi shumë amvisërive.

Ashtu siç u bëmë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat e tyre për energji elektrike, ashtu tani e urdhëroj EVN-në t’i pranojë të dhënat e lexuara për energji elektrike të konsumatorëve dhe menjëherë të bëjë korrigjimin e faturave për energji elektrike”-theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.

Nga EVN përmes një deklarate njoftuan se nga 15 prilli ka filluar leximi i orëmatësve dhe për muajin maj qytetarët kanë marrë fatura të nivelizuara. Deri tani të gjithë konsumatorët që kanë dorëzuar gjendje të re, kanë marrë fatura të korrigjuara. EVN

MÖBEL THEMA

EVN:

“EVN Maqedoni i ka respektuar rekomandimet e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe Autoriteteve Shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sipas të cilëve, në periudhën nga 15 Mars deri në 15 Prill të këtij viti, leximet e orëmatësve nuk janë realizuar. Rreth 200,000 orëmatës janë nëpër shtëpitë e përdoruesve dhe nuk rekomandohet të lexohen gjatë pandemisë ”

Rekomandimet e Komisionit rregullator nga paraqitja e pandemisë ishin që kompanitë deri më 15 prill të mos i lexojnë matësit, të mos shkyçin për fatura të papaguara dhe nëse ndonjë shfrytëzues ka vështirësi financiare, përkohësisht të mos i paguajë faturat.

Andrea Çobanova

Comments