Reagime të ashpra nga Franca e Anglia pas vrasjes së palestinezëve nga ushtria izraelite (VIDEO)

266

Deutsch-ABC

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban sot (të martën) një takim urgjent për të diskutuar mbi situatën në Gazë, pas një dite me dhunën më vdekjeprurëse mes Izraelit dhe palestinezëve në 5 vitet e fundit. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike, Theresa May kanë shprehur shqetësim për vrasjen e dhjetëra palestinezëve nga ushtria e Izraelit.

Koordinatori i posaçëm i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, pritet ta informojë Këshillin nga Jeruzalemi.

Kuvajti ka hartuar një deklaratë, ku shprehet “zemërim i thellë dhe dëshpërim” për vrasjen e dhjetra palestinezëve nga trupat izraelite, ndërsa bëhet thirrje për një hetim të pavarur. Diplomatë në Kombet e Bashkuara thanë se SHBA, aleate të Izraelit dhe njëri prej 5 vendeve anëtare të Këshillit me të drejtë vetoje, e bllokuan deklaratën.

Presidenti francez Emmanuel Macron e dënoi dhunën në Gazë, ku ushtarët izraelitë vranë mbi 50 civilë palestinezë në përleshjet e zhvilluara në kufi.

Përmes një deklarate, zyra e zotit Macron tha se të martën ai ka në plan të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

MÖBEL THEMA

Shumë vende aleate me Shtetet e Bashkuara, sikurse edhe vende armike, po shprehin kritika ndaj vendimit të Uashingtonit për hapjen e ambasadës amerikane të hënën në Jeruzalem, duke thënë se ky veprim ka për të rritur tensionet në Lindjen e Mesme.


Edhe kryeministrja britanike Theresa May nuk ishte dakord me hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, para se të arrihej një marrëveshje përfundimtare paqeje në Lindjen e Mesme.

Ministri u Jashtëm rus Sergey Lavrov përsëriti kundërshtimin e Moskës për hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Një numër i madh udhëheqësish të vendeve arabe e dënuan këtë veprim: kryeministri libanez Saad Hariri e cilësoi atë një vperim “provokues”, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se e hëna ushte “një ditë turpi”.

Qeveria turke tha se do ta thërriste ambasadorin e vet në Shtetet e Bashkuara, “për konsultime” lidhur me veprimin e hapjes së ambasadës.

Comments