Reagon Deda pas deklaratës së Delawie që nuk përjashtoi bisedimet për ndarjen e Kosovës

67

Deutsch-ABC

Deputeti Ilir Deda, nuk po pajtohet me deklaratat e ambasadorit të Amerikës, Greg Delawie, se në Bruksel mund të flitet për ndarjen e Kosovës. Deda në një status në Facebook ka thënë se pikërisht amerikanët kanë qenë kundër kësaj çështje.

“Opsioni i ndarjes së Kosovës ka qenë në tavolinë edhe me 1992/1993, 2004 dhe 2007. Pikërisht amerikanët e kishin refuzuar kategorikisht këtë “zgjidhje”.

MÖBEL THEMA

Postimi i plotë i Dedës:

Copëtimi i Jugosllavisë në vija etnike ishte projekt i Millosheviqit. Dorëzimi para projekteve të tilla në 2018 me largimin e vijave të kuqe për integritetin territorial të Kosovës dhe hapja e rrugës për eksperimente të ndarjes territoriale – apo siç po thojnë “rivizatim të kufijve” ndërmjet Kosovës e Serbisë – do të jetë dështim kolosal i angazhimit të ShBA-ve dhe shteteve të Evropës në Ballkan në gati 30 vitet e fundit. Opcioni i ndarjes së Kosovës ka qenë në tavolinë edhe me 1992/1993, 2004 dhe 2007. Pikërisht amerikanët e kishin refuzuar kategorikisht këtë “zgjidhje”.

Comments