Reagon futbollisti shqiptar: Më kanë vjedhur “Facebook-un”, nuk e kam koronavirusin

127

Futbollisti i Kombëtares shqiptare U-21, Leonard Maloku, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në faqen e “Facebook”-ut, ku thuhej se ishte prekur nga Koronavirusi.

MÖBEL THEMA

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e “Instagramit”, Maloku sqaron se bëhet fjalë për një humor të zi, pasi atij i kanë vjedhur adresën e “Facebook”-ut prej disa kohësh, dhe ai postim nuk është bërë nga futbollisti, pasi ai gëzon një gjendje të mirë shëndetësore.

Djem, profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, shkruan Maloku në “Instastory”.

Comments