Reagon Vetëvendosje: Autoritetet shtetërore t’i hetojnë shkaqet e helmimit

526

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj helmimit të 26 zyrtarëve të KQZ’së pas hapjes së zarfeve të ardhura nga Serbia

Në reagimin e VV’së thuhet se autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e helmimit.

“Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë”, theksohet në reagim.

VV’ja thotë se pakot me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës ashtu siç e kërkon Ligji për zgjedhjet, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjella kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata”, thotë VV’ja në reagimin e saj.

Ky është postimi i Vetëvendosjes në Facebook:

https://m.facebook.com/vetevendosje/posts/10156221461127000

Comments