Real Madridi shkatërron Galatan në ‘Bernabeu’

50

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme në ‘Santiago Bernabeu’, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

MÖBEL THEMA

‘Los Blancos’ mposhtën 6-0 Galatasarayn dhe bën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Rodrygo (4’ 7’ dhe 90+3′) shkëlqeu në këtë sfidë duke shënuar tre gola.

Sergio Ramos (14’) dhe Karim Benzema (45’ 81’) u futën në listën e realizuesve në fitoren e lartë të ekipit e tyre.

Tash skuadra e Zinedine Zidane tubon shtatë pikë në vendin e dytë në grupin A, ndërsa Galata me vetëm një pikë në vendin e fundit. /Lajmi.net/ 

Comments