Realizohet edhe një premtim zgjedhor i BDI-së

6

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka njoftuar opinionin publik për miratimin e Propozim-ligjit për tregti në tregjet e gjelbra.

“Suksesi i rradhës është miratimi i Propozim-ligjit për tregti në tregjet e gjelbra, me të cilin rregulluam statusin e rreth 20.000 tregëtarëve në pazaret e vendit e që në fakt ishte premtim i joni zgjedhor. Ky ligj u dakordësua plotësisht me kryesinë e shoqatës së tregëtarëve dhe ka inkorporuar të gjitha kërkesat e tyre”, shkruan Artan Grubi.

Ndryshe, Propozim-ligji për tregti në tregjet e gjelbra përmban 48 nene.
​Me nenin 1 është rregulluar lënda e ligjit përkatësisht se me të njëjtin do të rregullohen kushtet dhe mënyra e kryerjes së tregtisë në tregjet e gjelbra në Republikën e Maqedonisë, subjektet të cilat mund të kryejnë tregti në tregjet e gjelbra, kushtet dhe mënyra e organizimit të tregjeve të gjelbra, evidenca e tregtarëve në tregjet e gjelbra dhe të drejtat dhe obligimet e tregtarëve dhe organizatorët e tregjeve të gjelbra.
​Në nenin 2 janë precizuar nocionet të cilat do të shfrytëzohen në ligjin.
​Neni 3 rregullon se tregtia në tregun e gjelbër është blerje dhe shitje e mallrave në tregun e organizuar dhe se në tregun e gjelbër nuk mund të bëhet tregtia në kuptim të dhënies së shërbimeve.
​Neni 4 rregullon se organizimi i tregtisë në tregun e gjelbër është veprimtari komunale me interes publik me rëndësi lokale dhe ndërtimi, mirëmbajtja dhe sigurimi i kushteve bëhet në pajtim me planet zhvillimore dhe urbanistike nga ana e komunave, komunat në qytetin e Shkupit dhe qytetit të Shkupit përmes ndërmarrjeve publike dhe/ose të bëhet përmes ndarjes së marrëveshjes për partneritet privat-publik në pajtim me dispozitat e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat-publik dhe rregullat për veprimtari komunale me kush që t’i përmbushin kushtet minimale shëndetësore-sanitare dhe teknike. Kur veprimtaria ose një pjesë e aktiviteteve të veprimtarisë organizator i tregut të gjelbër kryhen me marrëveshje për partneritet privat-publik, marrëveshja e tillë është patransferueshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së saj dhe e njëjta nuk mund të zgjasë më gjatë se 15 vite nga dita e lidhjes së saj. Ndërtimi, mirëmbajtja dhe sigurimi i kushteve për organizimin e tregtisë në tregun e gjelbër mund të bëhet si veprimtari tregtare nga ana e tregtarëve të regjistruar në pajtim me Ligjin për shoqëri tregtare me mjetet dhe pronën e tyre personale me kusht që t’i përmbushin kushtet minimale shëndetësore-sanitare dhe teknike, kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta për siguri të ushqimit gjatë lëshimit në qarkullim. Me nenin janë rregulluar edhe kushtet minimale shëndetësore-sanitare dhe teknike për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e kushteve për organizim të tregtisë në tregun e gjelbër. Kompetencën për përcaktimin e kushteve dhe rregullave më të afërta nga neni 4 e ka ministri i Ekonomisë në pajtim me ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përkatësisht edhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe obligim i organizatorëve të tregjeve është që në afat prej 15 ditësh para fillimit të kryerjes së punëve ta njoftojnë Inspektoratin shtetëror të tregut dhe Inspektoratin shtetëror shëndetësor se janë përmbushur kushtet nga neni 4.
Neni 5 rregullon se në tregjet e gjelbra bëhet tregtia me pakicë e mallrave me kushte të përcaktuara me këtë ligj, Ligjin për tregti, Ligjin për sigurinë e ushqimit, Ligjin për cilësinë e prodhimeve bujqësore si dhe Ligjin për shëndetin e bimëve.
Mallrat që do të shiten në tregjet e gjelbra i përcakton Qeveria e Republikës së Maqedonisë në propozim të ministrit të Ekonomisë, në pajtim me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Tregtari në tregjet e gjelbra në çdo kohë duhet të posedojë dokumentacion me të cilin do ta dëshmojë origjinën e prodhimit, si dhe atë se prodhimet bujqësore që shiten në tregun e gjelbër duhet të posedojnë pasaportë për bimët e theksuara në Listën V pjesa А nga listat e organizmave të dëmshme, bimëve, prodhimeve bimore dhe objekteve dhe lëndëve tjera.
​Neni 6 e rregullon orarin e punës dhe kushtet që ka për detyrë t’i përmbush organizatori në tregun e gjelbër.
​Neni 7 rregullon kush mund të kryej tregti në tregjet e gjelbra.
​Neni 8 rregullon se tregtari në tregjet e gjelbra u përgjigjet obligimeve të tij me tërë pronën e tij.
​Në nenin 9 rregullohet regjistrimi në Regjistrin në cilën mënyrë dhe me cilat kushte, në cilin afat si dhe e drejta e dëshirës së personit fizik të papunësuar.
​Në nenin 10 rregullohet ajo se oda përmes ueb servisit të vendosur me Regjistrin Qendror pa kompensim merr të dhëna për regjistrimin e themelimit, ndryshimit dhe shlyerjes së tregtarit individ, në pajtim me Ligjin për Regjistrin Qendror, e në bazë të marrëveshjes së lidhur paraprakisht ndërmjet të dyja subjekteve.
​Neni 11 rregullon kur, në cilin afat, si lëshohet dhe sa kohë vlen legjitimimi.
​Neni 12 rregullon kur pushon të vlej legjitimimi.
​Neni 13 rregullon çështjet e marrëveshjes për kryerjen e tregtisë në tregun e gjelbër të tregtarit me organizatorin.
​Neni 14 saktëson se selia e tregtarëve në tregjet e gjelbra është vendi në të cilën ai ka vendbanim. ​Firma e tregtarit në tregjet e gjelbra përbëhet prej emrit dhe mbiemrit të tij afër të cilit detyrimisht qëndrojnë fjalët: „tregtarë në tregjet e gjelbra. “Firma e ushtruesit të pavarur të veprimtarisë në njësinë e vetëqeverisjes lokale në të cilën së paku 20% të qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe mund të jetë edhe në atë gjuhë.
​Pushimi i veprimtarisë është rregulluar në nenet 15, 16 dhe 17.
Regjistrimi i ndryshimit është rregulluar në nenin 18.
Regjistri i tregtarëve në tregjet e gjelbra rregullohet në nenin 19.
Prej nenit 20 deri në nenin 29 është rregulluar Sistemi i Odës.
Autorizimet publike të Odës janë saktësuar në nenet 30, 31, 32, 33 dhe 34.
Në nenet 35, 36, 37 dhe 38 janë rregulluar çështjet për financimin e Odës.
Dispozitat e kundërvajtjes janë rregulluar në nenet 39, 40, 41, 42, 43, 44, 45 dhe 46.
Nenet 47 dhe 48 janë dispozita kalimtare dhe të fundit të ligjit.

Comments