Referenca shkencore dhe empiri jetësore para vetës dhe botës!

80

Halit Krasniqi
Në përvjetorin e 20-të të masakrave anë e kënd Kosovës, nëpër vendet e shenjta të
kombit tonë në Kosovë, jemi duke nderuar të rënët gjatë luftës së viteve 1998 dhe
1999. Në këto raste po shpalosim kujtimet për vrasjet dhe masakrimet që ka bërë
makineria militare dhe para militare, me urdhra të estabilishmentit shtetëror të
Serbisë, e cila nga qeveri të ndryshme bën zbatimin e projekteve serbomëdha. Kjo
dhunë ka filluar duke elaboruar projekte për zbrazjen e tokave nga popullsia
shqiptare dhe serbizimin e tyre në mënyrë sistematike.

Që nga plani famëkeq “Naçertanie” të Ilija Garashaninit, të vitit 1844, i cili
parashihte spastrimin etnik dhe në funksion të kësaj politike antishqiptare, janë
angazhuar ingranazhe shtetërore në realizimin e tij. Të inspiruar nga kjo frymë në
shekullin e kaluar, Ivo Andriç dhe Vaso Çubrilloviç, përpunojnë projekte për
format dhe mënyrat e zbatimit të tyre. Ndërsa në frymën e këtyre eleborateve me
inspirime të tilla, janë aplikuar metodat shfarosëse nga qeveritë antishqiptare që
nga viti 1877-1881, kur filloi dhe u arrit pastrimi i 647 vendbanimeve shqiptare që
nga Rakovica e këndej, deri në kufijtë aktual ku shqiptarët autokton e përbëjnë
praninë e tyre ende edhe sot. Për të filluar pastaj në këto pjesë, që nga viti 1913 e
deri me 1999 në forma të ndryshme që tani më i njeh edhe opinioni botërorë i
kohës sonë.

Në qoftë se në një shkrim si ky, pa pretendime për të qenë një studim akademik i
ekspertëve të fushave të ndryshme shkencore, është e vështirë të përllogaritën
dëmet materiale dhe trysnitë shpirtërore, vrasjet në njerëz dhe humbjet e sasisë së
gjakut të shqiptarëve në mijëra të vrarë e të plagosur civilë dhe si fakte mund të
përmblidhen për referenca shkencore e për empiri jetësore para vetës dhe para
botës. Vetëm nga viti 1981 deri 1989 dhe më pastaj me 1998 dhe 1999, mund të
bëjmë një përllogaritje intuitive të bindshme për të cytur kompetencën shkencore
dhe për t’i nxitur autoritetet akademike që të lëshohen në studime konkrete edhe
më tej e në konstatime kompetente për periudhat e më hershme, për të argumentuar
saktësisht llahtarinë e dhunës serbomadhe gjate dy shekujve të kaluar. Për të ardhur
në definicionin se populli shqiptar është stoik e me rrënjë lashtësia dhe asnjë lloj
dhune nuk mund ta mposhtë. Me ndihmën e këtyre karakteristikave edhe kemi
mbijetuar, pavarësisht tkurrjeve gjeografike e stagnimit riprodhues nga zbatimi i
këtyre elaborateve të dhunës.

MÖBEL THEMA

Nëse pajtohemi me definicionin shkencor për përmbajtjen e gjakut me qeliza të
kuqe dhe të bardha, me pllakëza e plazmën, në të cilën notojnë qelizat, trupi i
njeriut nga këto të dhëna shkencore përkufizohet që përmban mesatarisht 5-6 litra
gjak.

Nga rreth 16 000 shqiptarët e vrarë që janë të identifikuar me emër e mbiemër nga
demonstratat e viteve 1981 e deri me 1989 dhe gjatë viteve të luftës së armatosur
me 1998 e 1999 dhe nga rreth dhjetë mijë të plagosur në këtë periudhë, mund të
llogarisim mesatarisht gjakun e derdhur për çdo njeri, që i bije se rreth 100 000
litra gjak janë derdhur në tokën e Kosovës, vetëm në kohën e brezit tonë. Mbi 500
000 të burgosur të identifikuar dhe mbi 1 milionë të dëbuar me dhunë nën
kërcënimin me vrasje të njohura botërisht nga trojet etnike në shtetet fqinje, është
shkaktuar vuajtje në përmasa të pallogaritshme. Nëse për humbjen e gjakut kemi
njësinë matëse e sasinë në këtë vëllim gjaku, dhimbjet për këto humbje e
kërcënimet për zhdukjen e të tjerëve dhe dhuna gjatë dëbimit, janë të pa
llogaritshme për këtë brez. Ndërsa humbjet janë shumë dimenzionale dhe pasojat
kalojnë kufijtë e brezave.

Për të gjitha këto është dashur që çështja e Pavarësisë së Kosovës, në tërësinë e saj
territoriale të mos diskutohej dhe ndëshkimi i protagonistëve të dhunës serbe,
gjithsesi të ndëshkohej me një proces të njohur të Nynbergut dhe assesi të hapën
paragjykime për ushtarët e UÇK-së, që ishin dalzotësit e këtij vendi. Një pjesë prej
tyre aktualisht, janë të kërcënuar nga një padrejtësi ndërkombëtare, pa të cilët ky
vëllim i gjakut dhe vuajtjet e pësimet në aspekte të tjera do të ishin të pa
imagjinueshme. Ndërsa fati i Kosovës shqiptare do të ishte sikur fati i viseve të
tjera shqiptare që janë pastruar etnikisht dhe gjurmët kanë mbetur vetëm në
mbiemrat e shqiptarëve me origjina vendbanimesh nga janë përndjekur familjet e tyre.

Comments