Refik Halili ‘fërkon duart’ nga shitja e talentit të Tiranës në Spanjë, ja sa euro përfiton

293

Elvi Berisha është një tjetër talent i akademisë bardheblu që do të luajë në Spanjë. Mesfushori i talentuar që është aktivizuar me skuadrën e parë kryeqytetase në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Europës ka nënshkruar me skuadrën Spanjolle të Leganes një kontratë katër vjeçare.

Duke qenë se ai nuk kishte firmosur si profesionist me bardheblutë, këta të fundit sipas panoramës përfitojnë nga ky transferim vetëm nga tarifa e formimit.

Ajo përkon me rreth 90 mijë euro të ardhura që do të fitojë ekipi kryeqytetas për tri vite që Berisha ka qëndruar në akademi.

“I lumtur për firmën me menaxherin”, ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale si për të zyrtarizuar këtë transferim.

Comments