Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

70

Vetëregjistrimi i mërgatës po zhvillohet pa pengesa dhe vështirësi të shumta.

Për dallim nga ditët e para, tani Enti Shtetëror i Statistikave shënon rritje e numrit të mërgimtarëve të regjistruar, ku deri në këto momente është rreth 30 mijë mërgimtarë të regjistruar.

Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” në TVM2 zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Ilmi Selami, sipas të cilit, në bazë ditore po mënjanohen të gjitha problemet teknike dhe paqartësitë të mërgimtarëve që i hasin gjatë kyçjes dhe plotësimit të pyetësorit.

“Për shkak të afërsisë dhe për shkak të zonës kohore etj më tepër regjistrime ka nga Europa, por jo pak më pak nga SHBA dhe Kanadaja dhe dukshëm më pak ka nga Australia si kontinent. Presim ditëve në vijmë edhe nga Kanadaja, Amerika dhe Australia të shtohet numri atyre të cilët do të regjistrohen për shkak se jemi ende në fillim dhe ndoshta ende nuk janë të informuar”, u shpreh zv/drejtori i EShS-së, Ilmi Selami.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Në ndërkohë Enti Shtatëror për Statistikë përgatitet edhe për fazën e dytë të regjistrimit të popullësisë dhe të amvisrive në terren. Nga java e ardhshme fillon fushata për mënyrën e regjistrimit të popullësisë në terren, ndërsa aktuaklisht po bëhet selektimi i regjistruesve. Për TVM2 Selami zbulon disa detaje rreth asaj se si do të bëhet regjistrimi i popullësisënë terrennga 1 deri më 21 prill.

“Një regjistrues do të vijë tek ju me laptopin dhe do të punoni bashkërisht më të. Ju do ta shihni se cilat janë të dhënat të cilat nëpër bazat e të dhënave në shtetë egzistojnë për ju. Nuk nuk shkruan askund por vetëm regjistruesi Ju tregon se shihni a është plotësuar ajo që duhet dhe a dakordoheni me këto përgjigje të cilët i keni dhënë dhe ju supozojë se do të thoni në rregull. Me shtypjen e butoni “enter- sabmit” aplikacioni juaj është dërguar dhe as unë si regjistrues e askush tjetër nuk ka mundësi të rifutet në aplikacionin e përmbyllur dhe të bëjë ndryshim ose fshirje e të dhënave. Nuk ka mundësi sepse vetëm një herë kam mundësi me numrim amë tuaj të futem në aplikacion”, theksoi Selami.

Selami potencon se të gjithë 5050 regjistrues të cilët do të përzgjedhen në ditët në vijmë do të ndjekin trajnime të veçanta në lidhje me procesin e regjistrimit. Ato me vete do të kenë lap-top të lidhur me internet dhe sistem GPRS ku ESHS- ja në çdo moment do të ketë mundësi për ti mbikqyrur në terren.

Skadimi eventual i afatit të letërnjoftimeve, të pasaporteve ose adresa të ndryshme të anëtarëve brenda një shtëpie nuk pezullon të drejtën për të regjistruar me sukses, sqaron Selami, nevojitet vetëm, thotë ai, numri amë ose njëri prej familjarëve të jetë prezent dhe ti jep të dhënat e anëtarëve të tjerë.

Comments