Reja: Do futeshim në panik nëse nuk fitonim, Xhakën nuk e aktivizova sepse…

578

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka fitores ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0.

Në mikrofonin e “Supersportit”, tekniku italian tha se nëse nuk do fitonim do futeshe në panik.

Fitorja e parë para publikut shqiptar. Si u ndjetë?

Na duhej fitorja. Luajtëm, është e rëndësishme loja që bëmë. Filluam mirë. Fitoren që na duhej, e arritëm. Djemtë ishin të qetësuar, edhe pse humbëm pikët në Islandë. Nëse nuk do fitonim, do kishte frikë për të ardhmen.

Zëvendësimi i Xhakës, zgjedhje taktike, apo nuk ka bërë mirë në Islandë?

Unë kam një grup rreth 25 futbollistë, të gjithë janë disponibël. Duhej pak pushim nga ndeshja me Islandën. Duhej të provoj disa futbollistë. Në 15 ditë nuk mund të bëj gjithçka.

MÖBEL THEMA

Kombëtarja, pas dy ndeshjeve, do vazhdojë me këtë skemë, apo i shërbyen trajnerit për të njohur skuadrën?

Në mbrojtje kishim 4 mbrojtës, dhe 3 më përpara. Nuk mund të fitojmë pa djersitur, pa vuajtur, çdo vuajtje sjell dhe fitoren.

Na penalizon kjo skemë në ofensivë, ku vuajtëm pjesën e parë?

Në mbrojtje patëm pak probleme. Skuadra zhbalancohet shpejt. Me Roshin dhe Cikalleshin, patëm një frymëmarrje dhe shënuam.

Dyshja më e mirë sulmuese, Cikalleshi-Balaj apo Uzuni-Sadiku?

Uzuni lëviz mirë, po bën mirë edhe në stërvitje. Cikalleshi i jep frymëmarrje sulmit. Nuk kemi bërë shumë ndryshime në mesfushë, por duke parë me Islandën, luajtëm më mirë.

Comments