Rekord të shëruarish në Itali, bie edhe numri i pacientëve në terapi intensive

257

Edhe të dhënat e sotme nga Italia janë pozitive, bie numri i të shtruarave në spital, atyre në terapi intensive dhe rritet ndjeshëm numri i të shëruarave, po ashtu ka rënë ndjeshëm edhe numri i rasteve të reja. Nga të dhënat e sotme të Mbrojtjes Civile Italiane, rastet e reja sot janë regjistruar 1 195 në 50 000 teste të kryera, dje kanë qenë vetëm 880 raste. Sot në terapi intensive ndodhen 3 693 pacientë, 99 më pak se dje. Të shtruarit në spitale janë 28 485 persona, 233 më pak se dje. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 542 persona, dje kanë qenë  604 persona, për një total prej 17 669 viktimash nga kjo pandemi.

MÖBEL THEMA

Comments