RENDITJA FIFA: RMV-ja NË POZITËN E 62-të

41

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut ngritet  pë tre  pozita më lartë në listën e kombëtareve më të mira  që e ka publikuar Federata Botërore e Futbollit – FIFA. Reprezentacioni  ynë  pas fitores kundër Lihtenshtajnit  në Shkup dhe  asaj kundër Gjermanisë në Duzburg  ka fituar  12.4  pikë, që ka  ndikuar  të ngritet për tre pozita në listën  e FIFA-s. Aktualishtë  vendi ynë pozicionohet e 62-ta me 13 pikë.

Kombëtarja e Shqipërisë pas ndeshjeve të marsit në renditjen FIFA-s, ka pak progres mirëpo vazhdon të mbajë pozitën e 66-të  me 1362.09.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Përfaqësuesja e Kosovës me 1151.73 pikë ka rënie prej tre vendeve dhe pozicionohet  në vendin e  120-të.

Listën e fundit të FIFA-s e kryeson Belgjika me 1783.38 pikë, para Francës, Brazilit , Anglisë dhe Portugalisë.

Comments