Rihapet dosja e vrasjes së Azem Hajdarit: “Do dëshmojë Sali Berisha”

333

Pas 21 vitesh rihapet dosja “Hajdari”. Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi këtë të hënë të pranojë kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, për të rihetuar nga fillimi cështjen e ekzekutimit të liderit të dhjetorit Azem Hajdari.

Tashmë dosja e vrasjes së bujshme të 12 shtatorit 1998, do të kthehet edhe një herë në shkallë të parë, por me trup tjetër gjykuese.

Avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolli, tha se kjo është fitorja e parë me drejtësinë. Personi i parë që do të kërkohet të merret si dëshmitar është ish kryeministri Sali Berisha.

Për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, gjykata dënoi në mungesë me 25 vite burgim Izet Haxhinë. Ky i fundit u arrestua në Turqi në vitin 2006, ndërsa pak muaj më parë u ekstradua në Tirane, me kërkesë të tij.

Avokati Nikolli tha se do ti dorëzojë prova të reja gjykatës, për të faktuar pafajësinë e Izet Haxhisë, duke kërkuar edhe lirimin e tij nga qelia.

Të akuzuarit kryesore për vrasjene Azem hajdarit ishin Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani: ky i fundit ndodhet ende duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë në vend.

Comments