Rikthehet Premier Liga me 5 termine gjatë fundjavës

119

Rikthimi i Premier Ligës është shumë afër, pasi që mediat britanike raportojnë se gjithçka është gati për rifillimin e sezonit të ndërprerë duke shpalosur edhe terminet televizive në të cilat do të zhvillohen përballjet e futbollit në fundjavë.

MÖBEL THEMA

Ajo që ka gëzuar më shumë fansat e futbollit është se të shtunën dhe të dielen do të zhvillohen 5 ndeshje, në termine të ndryshme, në orën 13, 15, 17, 19 dhe 21.00. Poashtu ndeshjet e Premier Ligës do të zhvillohet gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, në terminet e Ligës së Kampionëve, në orën 19 dhe 21.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur 9 javë të futbollit, ose në përgjithesi 92 ndeshje. Lider aktual është Liverpuli, I cili kërkon 6 pikë deri në fund të sezonit që të arkëtojë titullin e parë, pasi që është formuar Premier Liga.

Comments