Rishikimi i buxhetit shkurton fondet e të gjitha ministrive, përveç shëndetësisë

234

Shkurtime në të gjitha ministritë, përveç në shëndetësi Bisedimet në Qeveri për shkurtimin e buxhetit të ministrive janë nga fundi kur edhe do të dihet saktë se sa para do të ridestinohen për luftën kundër Virusit korona. Alsat mëson se shkurtime më të mëdha do ketë në Ministrinë e mbrojtjes, për thuajse 2.8 milionë euro, që është më shumë se gjysma e buxhetit të paraparë për këtë ministri. Pas kësaj, vjen Ministria e arsimit e cila do ndajë 9.9 milionë euro dhe Ministria e punës me 9,2 milionë euro. Në listë u gjend edhe Ministria e transportit dhe lidhjeve e cila nga buxheti i saj 82.4 milionësh do duhet të ndajë 4.6 milionë, shumë kjo minimale nëse krahasohet me atë sa ndajnë ministritë tjera. Edhe Ministria e ekonomisë do duhet të shkurtojë thuajse 42 për qind të buxhetit të saj, gjegjësisht 4.1 milionë euro.

Ministria e mbrojtjes                                  25,8 milionë euro

Ministria e arsimit                                          9,9   milionë euro

MÖBEL THEMA

Ministria e punës dhe politikës sociale  9,2  milionë euro

Ministria e transportit dhe lidhjeve        4,6 milionë euro

Ministria e ekonomisë                                 4,1  milionë euro

Shkurtim të buxhetit do ketë në të gjitha ministritë, përveç Ministrisë së shëndetësisë. Nga Ministritë tjera planifikohet të grumbullohen 64.4 milionë euro. Përveç në ministritë, buxheti do u shkurtohet edhe Agjencive, Komisioneve, buxheti i presidentit, Kuvendi, Drejtoria e doganës etj. Ministrja e financave Nina Angellovska për Magazinën Ekonomike tha se planifikohet rreth 100 milionë euro të rishpërndahen në arkën shtetërore. Shkurtimet e buxheteve të ministrive duhet të miratohen në seancë qeveritare. Deri atëherë mundet të ketë edhe ndryshime, por sipas informatave tona, edhe nëse ka, nuk pritet të jenë ndryshime drastike.

Andrea Cobanova

Comments