Rizoto me mish pule dhe spinaq (receta)

209

Rizoto me mish dhe perime, e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme

Përbërësit:

– 500 g mish pule;
– 1 qepë të kuqe;
– 3 thelpinj hudhre;
– 3 lugë të vogla vaj ulliri;
– një filxhan me 2.5 dl oriz;
– 400 g spinaq;
– supë me perime;
– djathë parmezan;
– 1 lugë gjalpë;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

Skuqni qepën në disa lugë vaj ulliri, shtoni mish pule të prerë, hudhër të grirë dhe shtoni pak kripë.

Moebel THEMA

Zieni mishin për rreth dhjetë minuta, gjatë së cilës kohë e lani spinaqin dhe i ndani gjethet nga kërcelli.

Pritini spinaqin dhe e zhytni për pak kohë në ujë të vluar dhe menjëherë kullojeni dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Shtoni oriz në pulën e zierë dhe vazhdimisht derdhni ngadalë sipër supën duke e përzier.

Pak para përfundimit të përgatitjes, shtoni copëzat e spinaqit, përzieni, pastaj shtoni gjalpin. Shtoni kripë dhe piper, nëse është e nevojshme.

Mbi rizoton e përfunduar mund hidhni djathë të grirë parmezan.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.

Comments