Rrahen për parking, plagoset kalimtari i rastit

68
Loading...

Policia raporton se në fshatin Shirokë të Suharekës tre persona pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një parking për automjete, janë rrahur në mes vete.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Njëri nga të dyshuarit ka përdorur edhe armën e zjarrit ku dyshohet se është lënduar një kalimtar i rastit.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare Suharekë, ku më pas është liruar në shtëpi.

Policia në vend te ngjarjes ka konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 mm.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, një person i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuar tjerë lirohen”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Loading...
Comments