Rrahje masive në Saraj të Shkupit, një i mitur lufton për jetë

123

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkupit, me çka mësohet se njëri nga të lënduarit është në rrezik për jetën, pasi gjatë ditës së sotme në një autobus ka ardhur deri në një rrahje masive mes disa grupeve të të miturve që mendohet se janë nga Saraji i Shkupit mëson Alsat.

Nga MPB-ja  kanë njoftuar se bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur sot rreth orës 13.30, me çka është njoftuar SPB Shkup se është prishur qetësia dhe rendi publik në autobusin me numër 56, e që me lëndime trupore ka përfunduar një 16 –vjeçar nga një mjet i prehtë dhe është dërguar menjëherë për në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ti ofruar ndihmë.

MÖBEL THEMA

Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë po ashtu të mitur të cilët janë transferuar për në spitalin e Qytetit të Shkupit “8 Shtatori”.

Autoritetet nga SPB e Shkupit po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe motivit se si ka ardhur deri tek mosmarrëveshja mes të rinjëve.

Comments