Rrahje me grushte mes deputetëve në parlamentin e Turqisë

77

Dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të Partisë Popullore turke janë rrahur mes vete, gjatë një seance të parlamentit turk, të mërkurën.

Gjithçka filloi kur një deputet i Partisë Popullore mbajti fjalim në të cilin e kritikoi Erdoganin për sigurinë e ushtarëve turq në Idlib.

Fjalimi i deputetit Engi Ozkoc, ngjalli pakënaqësi te deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Erdogan.

MÖBEL THEMA

Një grup i deputetëve i është vërsulur atij menjëherë. Sipas mediave, kjo është hera e dytë që deputeti ka kritikuar ashpër Erdoganin. Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar dhjetëra deputetë, ndërsa Parlamenti suspendoi seancën shkaku i kësaj përplasjeje.

Video e marrë nga Reuters.

https://youtu.be/YrD_3e3JLOU
Comments