Rrëfimi i dhimbshëm i Daut Haradinajt për luftën,trupin e copëtuar të gjyshes dhe Lahi Brahimajn

135

Lumi - Fahrschule

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj sjellë kujtime të trishta nga konflikti i Kosovës me një rrëfim të vecantë për natën e përgjakshme te 2 gushtit pas nje beteje te pergjakshme ne Jabllanice shkruan Faktiditor.ch.Haradinaj flet edhe per vdekjen e gjyshes se tij pas bombardimeve .Ai flet per kete histori te dhimbshme duke pare ate skene te dhimbshme para syve te tij
dhe duke mbledhur copat e trupit te gjyshes se tij, nena e Lahiut.
Lexojeni kete postim te tij me poshte :

Shkruan Daut Haradinaj

Natën e 2 gushtit të 98′, pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi.
I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe,

Hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumf.

MÖBEL THEMA

Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg’jës e shof një trup të copëtuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut.
I ri dhe i pa përvojë që isha, përpos përvojës së luftës, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime dhe gjyshës së Lahisë.

Pasi u nisa me shumë ushtarë të njesive elitë, në dalje të shtëpisë e takova Lahiun dhe Nazmiun. Normalisht që ishte tejet e rëndë, ju drejtova të dyve:
“Dajë na kanë ra hise kjo farë e keqe e duhet me u mbajtë të fortë se kemi hala punë me kry.
Lufta vazhdoi deri në fund dhe prapë vazhdon.
Vetëm ata që e kanë dhënë jeten e kanë kry luftën…Të tjerët vazhdojnë”.
DH

Comments