Rrëfimi/ ‘Si e gjeta Messin në 2 të natës duke qarë pasi humbi finalen’

34

Lionel Messi e ka përjetuar momentin më të keq me fanellën e Argjentinës pas humbjes së finales së Kupës së Amerikës në vitin 2016 nga Kili përmes penalltive.

Trajneri i fitnesit, Elvio Paolorosso, e ka përshkruar momentin më të vështirë sipas tij të kapitenit argjentinas menjëherë pas asaj humbje në finale.

“Dhoma e zhveshjes pas finales së Kupës së Amerikës ka qenë shumë e dhimbshme, por më e keqja erdhi pastaj”, tha ai.

“Në orën 2 të mëngjesit, shkova te dhoma e zhveshjes dhe e gjeta Messin të vetmuar, duke qarë si një fëmijë kur humb nënën e tij. Ai ishte i tmerruar dhe askush nuk mundi ta ngushëllonte atë. I dhashë një përqafim dhe pastaj vajtuam së bashku”, tregon Paolorosso.

Kjo finale për Messin ishte e vështirë sepse ishte e dyta e humbur me Argjentinën pas asaj të Kupës së Botës kundër Gjermanisë në vitin 2014 në Brazil.

Comments