Rrëfimi tronditës i gjyqtarit shqiptar: Kam gjetur një plumb në dhomat e zhveshjes

86

Deutsch-ABC

Lorenc Jemini, ish-gjyqtar i FIFA-s në Superligën shqiptare të futbollist ka zbuluar sot një fakt tronditës në studion e “Proçesit Sportiv”.

Kur po diskutohej për ngjarjet e fundit në futbollin grek, ai ka marrë fjalën dhe ka sjellë në vëmendje një histori të së shkuarës së tij kur ishte arbitër në futbollin shqiptar.

MÖBEL THEMA

Jemini rrëfeu se e kanë kërcënuar me plumb në dhomat e zhveshjes, duke shtangur të ftuarit.

“Unë kam gjetur një plumb në dhomat e zhveshjes gjatë kohës që isha gjyqtar. Do të thoshte se ‘nëse nuk fitojmë ne, të pret plumbi’. E kam çuar plumbin edhe në FSHF duke denoncuar këtë rast”, tha Jemini.

Comments