Rrëshqet nga binarët treni i relacionit Gjevgjeli-Trubarevë, nuk ka të lënduar

348

Një tren i mallrave që qarkullonte në relacionin Gjevgjeli-Trubarevë, mes stacioneve Miravci dhe Klisura, sot në mëngjes rreth orës 6:40 rrëshqiti nga binarët pasi që më parë u ndesh me një grumbull gurësh të rënë. Në fatkeqësinë nuk ka të lënduar.

Nga SPB Strumicë konfirmuan se për shkak të fatkeqësisë, komunikacioni hekurudhor është i ndërprerë mes Gjevgjelisë dhe Velesit.

Policia po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Comments