Rreth 120 alpinistë serbë nuk lejohen të ngjiten në Bjeshkët e Sharrit

191

Rreth 120 alpinistë nga pjesë të ndryshme të Serbisë por edhe nga veriu i Kosovës janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Brezovicë dhe nuk janë lejuar që të vazhdojnë për ecjen që e kishin planifikuar për në Bjeshkët e Sharrit.

Kreu i shoqatës së Alpinizmit “Kopaonik”, Rade Knezevic, siç shkruan “Radio Kim”, ka thënë se mbrëmë janë njoftuar nga komandanti i Policisë në Shtërpcë, Dragan Ivanoviq, që nuk do të lejohen të vazhdojnë tutje.

Moebel THEMA

“Kjo është ngjitje tradicionale, por natën e kaluar rreth orës një, komandanti nga Stacioni i Policisë, Dragan Ivanoviq, erdhi dhe tha që ai kishte marrë një urdhër që ne nuk mund të ngjitemi. Këtë mëngjes, erdhi një urdhër i qartë që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti. Gjithçka është e paqartë, askush nuk na shpjegon asgjë. Ne kurrë nuk kemi pasur një problem deri më tani, ne kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferizaj, dhe nuk ka qenë kurrë një problem”, ka thënë ai, shkruan Radio Kim, transmeton Express.

Derisa komandanti i Policisë së Shtërpcës s’ka pranuar të flasë, duke thënë se çështja është nën juridiksionin e Rajonit të Ferizajt./Express/

Comments