Rrëzohet një avion trajnimi në Turqi, një i vdekur dhe dy të lënduar

52

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një avioni civil trajnues në provincën Antalya në jug të Turqisë, raporton Anadolu.

MÖBEL THEMA

Avioni është rrëzuar në lokacionin Sorgun në qytezën Manavgat të Antalya-s. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda.

“Avioni civil i trajnimit ka rënë në lokacionin Sorgun në afërsi të Stadiumit të Manavgat-it. Fatkeqësisht, kemi një të vdekur dhe dy të lënduar rëndë. Ekipet shëndetësore të thirrura përmes kodit të kuq kanë arritur deri te të lënduarit. Janë duke i zhvilluar të gjitha punimet e nevojshme. Ende nuk ka informacione mbi arsyet e rënies së avionit. Kjo do të dihet pas ekspertizës”, guvernatori Munir Karaloglu.

Comments