Rritet limiti i pagesave kesh, qytetarët e Maqedonisë do kenë mundësi të paguajnë shuma më të mëdha se 500 euro

310

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të mund të paguajnë kesh deri në 3 mijë euro, dhe jo si deri tani 500 euro. Kjo do të mundësohet me ndryshimet e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, që është në procedurë parlamentare dhe që pritet të marrë dritë jeshile në seancën e 11 dhjetorit të këtij viti.

MÖBEL THEMA

Me këtë ligj propozohet që të rritet pagesa në kesh për mallra dhe shërbime në 3 mijë euro. Qeveria aktuale kishte propozuar uljen e pagesës në kesh deri në 500 euro me arsyetimin për parandalimin e ekonomisë gri, por kjo nuk ka rezultuar me sukses.

Andaj një grup deputetësh të partive të koalicionit LSDM – BDI kanë propozuar që niveli i pagesës me para të gatshme të rritet në 3 mijë euro. Me këtë qytetarët do të kenë mundësi të blejnë mallra dhe të kryejnë shërbime me para të gatshme deri në 3 mijë euro, ndërsa pagesat me shuma më të larta duhet të kryhen përmes transaksioneve bankare.

Comments