Rruga Deçan- Plavë, vjen reagimi i shefes së BE’së

162

Deutsch-ABC

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka mbështetur ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, pas ankesës së Kishës Ortodokse Serbe në këtë pjesë.

“Është shumë e rëndësishme që Ligji për Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit të respektohet në mënyrë strikte dhe çdo veprim i mundshëm të aprovohet nga Këshilli Implementues dhe Monitorues”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Ndërprerjen e punimeve në rrugë e ka mbështetur edhe ambasadori i ShBA, Greg Delawie.

MÖBEL THEMA

Dje Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit kishin lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës kanë thënë se i kanë njoftuar përfaqësuesit e BE-së, OSBE-së dhe KFOR-it se: “Qeveria e Kosovës ilegalisht ka nisur ndërtimin e rrugëve në rrugën transitore Deçan-Plavë brenda zonës speciale të mbrojtur përreth Manastirit të Deçanit”.

Më pas kishte reaguar edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili kishte thënë se punimet po bëhen jashtë ‘zonës së mbrojtur’.

E më vonë kishte reaguar edhe Komuna e Deçanit, ku thuhej se mashtrimet e personelit të kishës ortodokse serbe janë të tepruara, dashakeqëse dhe anti- njerëzore.

Mbrëmë vonë, misioni i OSBE-së kishte konfirmuar se punimet në ndërtimin e rrugës Plavë- Deçan janë ndërprerë, pas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Comments