“Rruga Drejt”, pushteti dhe opozita përplasen për gjyqësorin

53

MÖBEL THEMA

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja insistojnë për sistem drejtësie të pavarur, por akuzojnë njëra -tjetrën se pas deklaratave të tilla fshehin qëllimet për të mbrojtur kriminalitetin e zyrtarëve të lartë të tyre partiak. Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE, në emisionin “Rruga Drejt” thotë se nëse do të funksiononte shteti i së drejtës, atëherë në paraburgim për rastin “ Reket” do të ishin së paku 10 zyrtarë nga LSDM-ja. Deklaratën e nënshkruar nga kjo parti, për të mos mbrojtur asnjë nga anëtarët partiak që mund të ketë shkelur ligjin, Arsovski e quan absurde.

Deklarata e nënshkruar nga LSDM-ja është si vrasësit serial që kanë kryer vepra të tilla, të sjellin ligj për vrasësit serial. Në Maqedoni nuk ka ligj, ka vetëm Gjyqësor dhe Prokurori të Kontrolluar nga LSDM-ja. Deklarata të tilla nuk po respektohen – u shpreh Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Një qëndrimi të tillë deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov i kundërpërgjigjet me akuzën se hetimi për rastin “Reketi” do të shpie tek Hristjan Mickovski. Ai rikujton se Katica Janeva në Kuvend është votuar edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

Ata e dinë se Katica Janeva është votuar në Kuvend edhe nga ana e tyre. Duhet të shihni videon ku Gruevski thotë se Katica është propozim i mirë dhe se është me përgatitjen e nevojshme profesionale – tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Artan Grubi përsëriti qëndrimin e partisë për veting duke e cilësuar si skandaloze gjendjen në drejtësi.

Vlerësoj se që nga viti 2015 jemi në një situatë skandaloze, absurde, dështake që kulmoi me rastin “ Reket” e shihni në çfarë situate kemi ardhur, politikanët komentojnë procedurat hetimore. Gjykatësit dhe prokurorët duhet të mësohen të funksionojnë duke mos pritur telefonatë nga politikani. Drejtësi selektive në baza etnike – u shpreh Artan Grubi, BDI.

Mysafirët e emisionit që do të transmetohet sonte në orën 20:40 folën edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të cilat gjithashtu nuk gjejnë gjuhë të përbashkët.

Evi Shkopi

Comments