Sa banorë kishte Kosova në vitin 1905 dhe çfarë religjioni kishin ata?

1,053

Historiani Jahja Drancolli ka publikuar një tabelë ku shihet regjistrimi i popullsisë në vilajetin e Selanikut, në atë të Kosovës dhe në të Manastirit, sipas përkatësisë fetare të realizuar nga Perandoria Osmane për vitet 1905/1906, raporton Gazeta Express.

Sipas burimeve zyrtare osmane të botuara kohë më parë, apo saktësisht regjistrimit që kishte ndodhur në vitin 1905, atë kohë në Kosovë kishin jetuar 950 mijë banorë.

Prej tyre numër i madh i banorëve kishin qenë të besimit mysliman, saktësisht siç shihet edhe në tabelën e publikuar nga historiani Drancolli, gjithsej 595 mijë banorë.

Jomyslimanë, ndërkaq, kishin qenë gjithsej 253 mijë persona, 120 mijë kosovarë, prej tyre 105 mijë kishin qenë serbë e 148 mijë bullgarë.

“Gjendja fetare në Kosovë në fillimet e shekullit XX sipas burimeve zyrtare osmane të botuara kohë më parë: Regjistrimi i popullsisë në vilajetin e Selanikut, Kosovës dhe të Manastirit mbështetur në përkatësinë fetare i realizuar nga Perandoria Osmane për vitet 1905/1906, ilustrohet sipas tabelës së mëposhtme”, ka shkruar Drancolli. /GazetaExpress/

Comments