Sa herë në javë duhet ushtruar për zemër të shëndoshë

420

Stërvitja një herë në javë apo 2-3 herë në javë? Cila mendoni se është e duhura? Mesa duket asnjëra nga këto stërvitje nuk është e mjaftueshme. Është më mirë se asnjë lloj aktivitet, por jo për të marr rezultatet maksimale.

Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Physiology, duhet të ushtrosh me të vërtetë katër deri në pesë ditë në javë, nëse qëllimi juaj është të keni një zemër shumë herë më të re dhe të shëndetshme.

Në studim u përfshinë 102 persona mbi 60 vjeç e lart. Ata i ndanë në kategori: ato që stërviten 1 herë në javë, ato që stërviten 2-3 herë ne javë dhe ato që stërviten 4-5 herë në javë.

Më pas u analiza shëndeti i zemrës dhe arterieve të tyre dhe rezultoi se personat që u stërviten 4-5 herë në javë kishin një zemër shumë herë më të shëndetshme.

Comments