Samiti i NATO-s: Rama dhe Bushati me tren nga Londra drejt Brukselit

26
Loading...

Shefat e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot në samitin dyditor në Bruksel.

Pas përfundimit të Samitit të Londrës, kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati janë nisur menjëherë drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë Samit.

Përmes një fotoje të publikuar në faqen zyrtare te Qeverisë Shqiptare, Rama dhe Bushati shihen teksa udhetojnë me tren drejt Brukselit.

“Rrugës për Samitin e NATO-s në Bruksel, pas një dite produktive në Samitin e Londrës”-shkruhet në foton e publikuar.

Në agjendën e samitit do të jetë forcimi i aftësisë për mbrojtje, projektimi i sigurisë, lufta kundër terrorizmi dhe bashkëpunimi më i fortë me Bashkësinë Evropiane.

Loading...
Comments