Samsung lanson dy smartfonë të ri

92
Samsung Electronics po përditëson serinë Galaxy A me risitë e saj më të fundit, si hapja e smartfonit me “fingerprint” dhe kamerat e shumëfishta, duke i mbajtur çmimet në nivel.
Modelet e reja janë A50 dhe A30. A50 ka një konfigurim të trefishtë në pjesën e pasme, me një kamerë kryesore 25 megapikselë, lente ultra të gjera 8 megapikselë dhe një sensor prej 5 megapikselësh, transmeton lajmi.net.

A50 ka një kamerë të pasme të dyfishtë të vendosur me një aparat fotografik kryesor prej 16 megapikselësh dhe sensor me thellësi 5 megapikselësh.

MÖBEL THEMA

Presidenti dhe shefi ekzekutiv i ‘Samsung Electronics’, DJ Koh, thotë se kompania është e angazhuar të ofrojë përparim kuptimplotë për të gjithë, duke filluar me serinë e përmirësuar të Galaxy A.

A50 vjen në dy modele – me 4GB RAM dhe 64GB kapacitet, ose 6GB RAM dhe 128GB sosh- ndërsa A30 vjen edhe në dy “shije” të tjera, përkatësisht  3GB RAM me 32GB hapësirë, si dhe 4GB RAM me 64GB.

Telefonat do të vijnë në katër opsione ngjyrash: të zinj, të bardhë, të kaltër dhe koral, megjithëse as çmimi as data e disponueshmërisë nuk janë konfirmuar ende. /Lajmi.net/

Comments