Në një intervistë për “Faktor”, Zdravko Saveski komenton aferën “Reket” duke thënë se është naive të mendojmë se Bojan Jovanovski është koka e këtij rasti.
Saveski fjalimin nëpërmjet radios të gazetarit Laris Gaiser e interpreton si vlerësim politik dhe qëndrim rreth “bombave” të publikuara.
Ai thotë se me Gaiser pajtohet për dy punë, se Maqedonia është vend me sovranitet të kufizuar dhe se edhe pse ka ekzistuar kjo në Maqedoni, me ardhjen e Zaevit në pushtet situata u përkeqësua për shkak se, siç thotë Saveski, të tjerët vendosin për vendimet korruptuese në Maqedoni. Çështja e dytë me të cilën Saveski pajtohet me Gaiser është që shumë naive duket të mendohet se koka e kësaj afera është Boki 13 dhe se ai ka vepruar vet.
“Gazetari e tha mendimin e vet. Vet dyshimi në opinion se është e mundur një funksionar të përfshihet në një skadal të tillë, për të duhet të jetë motiv të jap dorëheqje që të mos ketë trysni tek gjyqësia”, deklaron Saveski