Së shpejti do të hiqet roaming me vendet e rajonit

63

Nga 1 korriku do të shfuqizohet roaming midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të thotë që kostoja e shërbimeve të roamingut ndërmjet vendeve do të ketë çmime sikur të ishim në shtëpi.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Në më pak se katër muaj nga tani, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe BiH do të fillojnë zbatimin e marrëveshjes nga Samiti i Dytë Digjital i vitit 2019, i cili u siguroi qytetarëve roaming më të lirë për thirrjet telefonike, SMS porosive dhe përdorimin e internetit.

“Kur çmimet e shërbimeve roaming të zhduken, do të vendoset një periudhë kalimtare në të cilën operatorët roaming do të paguajnë vetëm tarifë shtesë për çmimet e shitjes me pakicë të komunikimit elektronik nacional. Nga 1 korriku, është planifikuar të braktiset tarifimi shtesë për shërbimet roaming gjegjësisht çmimet vendosen njësoj si çmimet e shërbimeve të komunikimeve elektronike në tregun vendor. Kjo do të thotë që, përdoruesit nga Maqedonia nuk do të paguajnë çmime më të larta se modelet tarifore vendase për përdorimin e shërbimeve të roamingut kur udhëtojnë në pesë vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes”, tha Jeton Akiku, drejtor i AKE.

Comments