Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Sali Ajdini u takua me përfaqësues të OSBE-ODIHR-së

295

Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së dhe shef i Shtabit qendror zgjedhor, Sali Ajdini realizoi takim me përfaqësues të misionit të OSBE-ODIHR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga partia. Misioni i ODIHR-së e ndjekë fushatën parazgjedhore.
“Në takim u bisedua për rrjedhën e fushatës, rregullativat dhe parashikimet. Nga takimi konkluduam se prioritet është të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, potencojnë nga Partia demokratike e shqiptarëve (PDSH) në kumtesën për opinionin.

Në takim u bisedua edhe për ditën e votimit, të cilin do ta ndjekë misioni i OSBE-ODIHR-së.

Comments