Senatori australian jep deklaratë të turpshme për muslimanët, protestuesi ia thyen vezën në kokë [Video]

606

Swiss Financial and Travel

MÖBEL THEMA

Ka bërë bujë në Australi një deklaratë turpëruese e senatorit australian, Frasser Annine. Senatori i Queensland ka thënë se sulmi është i fiksuar nga frika në rritje e pranisë muslimane në vend.

“Unë kundërshtoj plotësisht çdo formë dhune brenda komunitetit tonë dhe dënoj plotësisht veprimet e personit të armatosur.

Megjithatë, ndërkohë që ky lloj i vigjilencës së dhunshme kurrë nuk mund të justifikohet, ajo që thekson është frika në rritje brenda komunitetit tonë, si në Australi dhe në Zelandën e Re, të pranisë në rritje të myslimane.

Si gjithmonë, politikanët e krahut të majtë dhe mediat do të nxitojnë të pohojnë se shkaqet e goditjeve të sotme shtrihen mbi ligjin e armëve ose ata që mbajnë pikëpamjet nacionaliste, por kjo këto janë gjëra të pakuptimta.

Fed Pols

Political solidarity over the New Zealand attack has been shattered by the controversial Senator Fraser Anning, who's lashed out at a young protester. #9News | http://9News.com.au

Gepostet von 9 News am Samstag, 16. März 2019

Shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re sot është programi i emigracionit i cili lejoi që fanatikë muslimanë të emigronin në Zelandën e Re në radhë të parë” ka thënë Anning.

Këto deklarata shokuese nga një politikan me emër kanë bërë që një protestues të ia përplas vezën në kokë atij. Një 17 vjeçar u bë së po xhironte ngjarjen kur e nxori vezën për ta thyer në kokë politikanit racist, shkruan Indeksonline.

Pas këtij veprimi, reagoi edhe Anning duke e grushtuar protestuesin, para se ta arrestonte policia.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi sot se Koalicioni Qeverisës do të kërkojë mocion në Parlament ndaj deklaratës të senatorit Anning për deklaratën e djeshme./Indeksonline/

Comments