SENZACIONALE!!!

222

(Një gënjeshtër më shumë në fushatën zgjedhore të 15 korrikut)

Zeadin Sela nga Struga ju çon selam Zaevit dhe Mickovskit:
”Nëse ju bëni qeveri maqedone, ne Shqiptarët do formojmë qeveri shqiptarësh”!

Ky është selami që i dërgoi ”patrioti ma i madh pi Struge” dy jaranëve të tij Zajkos dhe Mickos, që nga Struga për efekte propagandistike dhe kredi politike.
Nëse ”patrioti” ynë e kish me gjithë mend të formojë qeveri shqiptarësh le ta bënte qysh atëherë kur filloi konflikti i 2001, kur kapitulloi edhe idoli i tij Arbër Xhaferi duke nënshkruar skllavërinë e re me MO, por përkundrazi heshti dhe pranoi si të tillë.

Për të qënë më i qartë dhe më konkret me patriotizmin e tij fals, trimi Zeadin në janar të vitit të kaluar tërheq amandamentet e ASH nga parlamenti për ndryshimet kushtetuese dhe i voton ato sipas orekseve të ish kryeministrit Zajko, me ato ndryshime shqiptarët dhe gjuha shqipe ngelën njësoj si bashkësi etnike e 20%!!!
Le të na thotë trimi Zeadin për sa u shitën te Zajko ai dhe gjithë liderët shqiptar vitin e kaluar me rastin e ndryshimeve kushtetuese për gjoja sakrifikim në emër të integrimeve europiane?!

MÖBEL THEMA

Në emër të integrimeve europiane betonuan në kushtetutë statusin e qytetarit pa identitet dhe pa gjuhë vetëm si bashkësi shifrash dhe si popull nomad.

Ky është trimi që votoi ato ndryshime me të gjitha partitë parlamentare shqiptare së bashku, ku shqiptarët të ngelen ashtu siç kanë qënë inferior në kushtetutë dhe në të gjitha ligjet e shtetit.
Dhe vjen një ditë befas trimi i rrallë nga Struga i dërgon selam jaranëve të tij të djeshëm dhe të sotëm që për hir të votave bën lajmin e ditës se do bëj namin pas 15 korrikut ”me qeveri shqiptarësh”.

Shqiptarët e Iliridës nuk kanë çfarë presin nga këto zgjedhje me këto parti politike shqiptare të dëshmuara me kohë për servilizëm dhe tradhti që për tri dekada radhazi kanë parë interesin e tyre dhe jo të shqiptarëve.

Në këtë garë të ashpër mes liderëve shqiptarë për të treguar se cili do bëjë më shumë për shqiptarët në këtë vend të çudirave është edhe ky patrioti ”ma i madh pi Struge”, që ka të drejtë të flasë çfarë të dojë se kuptohet jemi në fushatë zgjedhore! Medai Shaholli

Comments