“Serbia nuk do pranohet në BE, edhe nëse e zgjidh problemin me Kosovën”

146

Deutsch-ABC

Presidenti i Partisë Nacionale, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia s’ka përse të zgjedh mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, pasi, sipas tij, anëtarësimi në BE nuk është i arritshëm për Serbinë edhe nëse e zgjidh problemin me Kosovën.
Kjo për arsye se nuk ka vullnet politik në Bruksel për zgjerim të mëtutjeshëm, thotë politikani serb.

MÖBEL THEMA

“Është e vërtetë se është vështirë e imagjinueshme për Serbinë që të pranohet në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, por gjithashtu është vështirë e imagjinueshme që Serbia do t’i bashkohet BE-së edhe me zgjidhjen e këtij problemi”.

“Është më së e qartë se momentalisht nuk ka vullnet politik për zgjerim të Unionit me anëtarë të rinj, pavarësisht a kanë probleme territoriale, apo jo”, tha Jeremiq në një intervistë për televizionin kinez, CGTN.

Comments