SERBIA NUK JA FAL KURRË UÇK-SË TURPËRIMIN QË JA BËRI UÇK-JA DUKE E MUNDUR ATË !

576

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftën më të drejtë në historinë e luftërave më bashkohore , ka luftuar për ruajtjen e substances sonë kombëtare nga zhdukja që deshironte të na bënte Serbia .
Ne kemi luftuar në tokat tona vendin tonë për mbijetesë dhe nder e krenari , ne nuk kemi shkuar në Serbi me luftuar me okupatorin serb se atë e kishim brenda !
Ne nuk kemi kryer akte terroriste , ne nuk kemi vrarë dhe persekutuar civil , ne kemi luftuar me makinerinë ushtarake jugosllave me policin paramilitaret serbosllav grek rumunë etj

Kurse forcat qyqare serbe , në pamundësi të luftimit me Brigadat dhe njesitet e UÇK -së kanë treguar “trimerinë ” e tyre mbi civilët e pafajshëm tipike kjo serbe e Hitleriane si teori shfarosëse .
Prej pas luftes kam insistuar me shkrimet e shumta në shtyp , media online se për Serbinë adresen e Gjenocidit duhet të kishte NURENBERG II , si për nazistet e ndyresirat tjera dikur .
Po bota nuk e bëri këtë e amnestoj Beogradin , dhe po e llaston e përkdhel atë në vazhdimësi paturpesisht duke amnestuar xhelatet e gjykuar viktimat !

Gjykohet populli shqiptar ,pse bëri luftë të drejtë çlirimtare me karakter kombëtar liridashëse gjykohet e drejta për liri vetëvendosje e çlirim e shovenizmi serbomadh falet mbyllen sytë për të .

Që ironia më e madhe të jetë , kësaj i kontribuan dhe përçarjet tona urrejtja patologjike në mes vete dhe harresa e luftës e tmerreve të saj .

Kur janë në pyetje vlerat kombëtare , duhet i madh e i vogël me mbrojtur vlerat kombëtare dhe UÇK -në si kryevlerë e cila ja ktheu dinjitetin e nëpërkembur popullit tonë e cila e mundi turpëroi dhe dëboi pas qindra viteve Jugosllavin nga Kosova zemra e Shqipërisë .

Erald Selca

Comments