“Mendoj se kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm. Atyre do t’u bëhet presion për të arritur një rezultat para zgjedhjeve që do të zhvillojë Serbia dhe kjo nuk është në avantazh të tyre”, u shpreh Serwer në RTSH.

Ai foli edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Është revoltuese dhe në një farë mënyre është edhe më keq se vendimi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hapja e negociatave nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e njerëzve ne Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa liberalizimi i vizave ka një ndikim të menjëhershëm sepse njerëzit mund të udhëtojnë”, tha profesor Serwer.