Shahpaska: Gjendja me COVID-19 në çerdhe është nën kontroll

49

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, thotë se gjendja me coronavirusin në çerdhje është nën kontroll dhe se respektohen protokollet e punës.

Ajo deklaroi se numri i madh i të izoluarve ka të bëjë me atë se vetëm një kujdestar apo edukator pozitiv, i çon në izolim të paktën 15 fëmijë dhe kolegun e tij të punës nga i njëjti grup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Shahpaska informoi se për momentin në izolim janë 482 fëmijë dhe 77 të punësuar.

“Numri i përgjithshëm i fëmijëve pozitivë prej 9 shtator deri dje është 26 dhe 92 të punësuar në kopshte, të cilët nuk janë vetëm kujdestarë dhe edukatorë, or edhe kopshtarë, kuzhinierë, pastrues dhe personel tjetër”, tha Shahpaska./Telegrafi/

Comments