SHBA demanton keq Albin Kurtin: Nuk ka shkëmbim territoresh as marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi

384

Departamenti i Shtetit Amerikan ka demantuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka një marrëveshje sekrete mes Prishtinës e Beogradit, që përfshinë madje edhe shkëmbimin e territoreve, shkruan Gazeta Metro.


Kjo u bë e ditur përmes një deklarate për media ku u tha se ky është vetëm spekulim dhe se emisari Richard Grenell nuk e ka diskutuar asnjëherë këtë plan.

“Duam të bëjmë të qartë se uk ka asnjë marrëveshje me shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, siç po spekulojnë disa. I dërguar special i presidentit, Richard Grenell, nuk ka diskutuar asnjëherë diçka të tillë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Kujtojmë se dje Kryeministri në largim, Albin Kurti tha se ka një marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë, të përpunuar nga SHBA’ja.

Sipas tij, Presidenti Thaçi i ka bërë thirrje që të njëjtën të shkojnë dhe ta nënshkruajnë në SHBA, por që sipas shtetit të fuqishëm në botë, kjo nuk është aspak e vërtetë.

MÖBEL THEMA

Ndryshe, ditëve të fundit është publikuar edhe një draft marrëveshje që ka qenë ‘fake news’, ku kinse këtu përfshihej edhe që Kosova e Serbia të shkëmbejnë territore mes vete.

Komunikata e plotë:

Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne I vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID019 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit.

Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues. Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe duke penguar rritjen ekonomike.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë.

Comments