“SHBA sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor”, Palmer i prerë

65

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ka deklaruar se me postin e ri që kori SHBA tregon se janë shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor.

Palmer zhvilloi vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri ku u takua me Presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Duško Marković të Malit të Zi.

“Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë ta vizitoj së pari pasi të mora përsipër këtë pozicion,” tha Palmer.

MÖBEL THEMA

Sipas Palmer, i cili është edhe një ndihmës sekretar i shtetit, emërimi i tij në këtë post tregon së Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përqendruar në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Marković uroi Palmerin, duke shprehur mendimin e tij se emërimi mund të bëjë arritjen e qëllimeve strategjike të rajonit më shpejt dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur që kjo pozitë është e zënë nga dikush aq i njohur me Ballkanin si ju,” tha Markovi.

Comments