Shekerinska optimiste, pret lajmin nga Spanja

52

Presim tashmë që javën e ardhshme në Spanjë formalisht të fillojë procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, sepse pasi përfundoi zgjedhja e Qeverisë spanjolle, u hapën dyert që ky proces të fillojë dhe shpresojmë të përfundojë për disa javë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

MÖBEL THEMA

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth asaj nëse së shpejti pritet ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO nga ana e Spanjës, Shekerinska theksoi se proceset e ratifikimit në këtë shtet nuk janë të shpejta, duke shfaqur pritje për mbështetje të fuqishme nga ana e institucioneve spanjolle. “Nëse i shohim treguesit ekonomikë gjatë viteve të kaluara, një vit e gjysmë do të shihni se përveç rritjes së madhe të investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe rritjes së numri të të punësuarve, se edhe bursa jonë tregon sa anëtarësimi në NATO jep shtytje në ekonomi. Duam që kjo të vazhdojë. Kur i pamë sivjet edhe rritjen e numrit të turistëve në shtet, së bashku me këto lëvizje në bursë, pamë se në të vërtetë investimi ynë politik sjell edhe përfitim ekonomik”, theksoi Shekerinska, e cila sot mori pjesë në manifestimin qendror për festën e madhe ortodokse Uji i Bekuar në qendër të Shkupit.

Comments