Shenjat që tregojnë se ndiheni të pasigurt me veten tuaj

201

Për të ecur përpara në jetë, duhet të vendosni qëllime. Por nga frika se mos jeni mjaftueshëm të mirë bën që të ndiheni inferiorë. Ndonjëherë kjo frikë shndërrohet në një kompleks. Prandaj është e rëndësishme t’i njihni shenjat e kompleksit të inferioritetit në mënyrë që të filloni ta luftoni atë.

Izolimi social

Njerëzit me kompleks të tepruar të inferioritetit përpiqen të qëndrojnë larg ndërveprimeve shoqërore. Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë, ata nuk ndihen të sigurt për t’u shoqëruar. Frika për të mos qenë mjaftueshëm i mirë është aq e fortë sa vazhdojnë të izolojnë veten nga të tjerët.

Janë shumë të ndjeshëm

Moebel THEMA

Kur keni një kompleks inferioriteti ndiheni të frikësuar për mënyrën se si njerëzit ju shikojnë. Kjo është arsyeja që edhe një reagim pozitiv dhe konstruktiv mund t’ju dëmtojë. Jeni shumë i ndjeshëm pasi jeni shumë i pasigurt.

Bëjnë krahasime

Njerëzit inferiorë shpesh e gjejnë veten duke u krahasuar veten me dikë tjetër. Ata përpiqen të nënvlerësojnë tiparet e tyre pozitive dhe vazhdojnë të mendojnë se dikush tjetër është më i mirë se ata.

Ndjenja e fajit

Ndjenja e inferioritetit të bën të ndihesh fajtor për gjithçka. Ju vazhdimisht ndiheni të ulët për aftësitë tuaja dhe kështu ndiheni fajtorë edhe për faktin se nuk jeni mjaftueshëm të mirë. /abcnews.al

Comments