Sheqerinska: Për çka dolëm me koka të përgjakura, nëse të gjithë na kanë shpëtuar në ngjarjet e 27 Prillit?

15
Loading...

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska nuk deshi që të komenton pohimin e djeshëm të njërit nga të akuzuarit për ngjarjet e Parlamentit në 27 Prill, Munir Pepiq që gjatë mbrojtjes theksoi se e ka ndihmuar Sheqerinskën që ta lëshon Parlamentin, transmeton Zhurnal.

“Nuk mundem të komentoj deklaratat e të tjerëve, por po i bie se më 27 Prill të gjithë na paskan shpëtuar, kurse ne dolëm me koka të përgjakura” tha Sheqerinska.

Sheqerinska tha se do të informatat do ti ndajë për publikun deri në fund të muajit, ku është e ftuar si dëshmitare në lëndën kundër njeriut që ja shkaktoi lëndimin më të madh në kokë.

Loading...
Comments