Shfaqen specifikat e telefonit të Samsung me katër kamera!

49

Deutsch-ABC

Mes thashethemeve se ka një telefon Samsung me katër kamera në zhvillim, kompania konfirmoi një ngjarje për 11 tetor. Ftesa lë të nënkuptohet se me të vërtetë bëhet fjalë për një pajisje me katër kamera. Informacioni nga burimet e SamMobile sugjeron se telefoni do të quhet Galaxy A9.

Ky do të jetë telefoni i parë nga Samsung që shfaq katër kamera të pasme. Kompania ka lansuar tashmë pajisjen e saj të parë me tri kamera, Galaxy A7.

Në ndërkohë, një raport i ri sot hedh dritë mbi specifikat e kësaj pajisje të ardhshme. Thuhet të ketë një ekran me rezolucion FHD + 6.38 inç dhe një procesor Qualcomm Snapdragon 660 në paketim. Pajisja gjithashtu mund të ketë një bateri prej 3,720 mAh.

MÖBEL THEMA

Galaxy A7 i ri ka një sensor të gjurmëve të gishtërinjëve të montuar anash. Telefoni i ardhshëm mund të ketë këtë sensor në anën e pasme.

Megjithatë, sistemi me katër kamera të pasme do të jetë pika më e fortë e shitjes së produktit, dhe jo sensori i lartëpërmendur. Raporti pohon se pajisja do të ketë një sensor primar 24 megapiksel me një sensor me kënd të gjerë prej 8 megapikësh, që ka një kënd të pamjes prej 120 shkallë. Galaxy A7 ka dy sensorë të ngjashëm me këtë teknologji.

A9 thuhet se shfaq poashtu një zmadhues prej 10 megapikselësh dhe një sensor shtesë zmadhimi, prej 5 megapikselësh.

Asnjë nga këto detaje nuk është konfirmuar zyrtarisht. Më shumë informacion në lidhje me Galaxy A9 ka gjasa të shfaqet në ditët që çojnë deri në lansimin e telefonit.

Comments