Shfaqet “Kobra”, filmi dokumentar për kampion olimpik Shaban Tërstena (Video)

383

Mbrëmjen e së premtes në kino “Milenium” në Shkup u shfaq premiera e filmit dokumentar “Kobra”.

Filmi dokumentar për sportistin e shekullit 20 në Maqedoni, Shaban Tërstena, u shfaq para një numri të madh të mysafirëve nga fusha e sportit, filmit, jetës shoqërore si dhe nga familja e heroit kryesor në filmin “Kobra”.

Filmi “Kobra” bën një përshkrim të jetës dhe karrierës së famshme të Shaban Tërstenës, fitues i 19 medaljeve.

Sic tha producenti Tomi Salkovski filmi dokumentar është realizuar që të mos harrohen rezultatet e shkëlqyeshme të kampionit olimpik, jetën dhe raportet e politikës ndaj sportistit.

Ai shpreson se Kobra do të arrojë famën në festivalet e filmit si kampion olimpik.

Shaban Tërstena ishte mahnitur pas shfaqjes së dokumentarit dhe tha se është befasuar kur i ishin paraqitur ekipi i “Skopje film studio” të incizoj film për të. Ai tha se asgjë nuk ka fituar, megjithatë është njeri i pasur, pasi kudo që shkon gëzon respekt të madh.
“Të gjithë vijnë dhe më urojnë për sukseset dhe kërkojnë fotografi me mua”, tha Tërstena dhe falënderon ekipin që realizoi filmin.
Filmi është realizuar nga “Skopje film studio” në përbërje: Igor Ivanov (regjisor), Tomi Slakovski (producent), Vladimir Pavlovski dhe Dimitar Minov./lajm

Comments