Shifrat e COVID-19 në Greqi: 520 raste të reja, 271 të intubuar dhe 14 vdekje

122

Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 520, nga të cilat 1 u zbulua pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 419,455 (ndryshimi ditor + 0,1%), nga të cilat 51.2% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 34 infektime konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 582 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Moebel THEMA

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 14, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12,595 vdekje. 95.2% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Shekulli
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

Comments